Dy ditë më parë u bë virale në rrjetet sociale një video e një Fiat Panda të bardhë duke udhëtuar përgjatë unazës së Catanias me një divan të ngarkuar mbi makinë, teksa një i ri shihet i shtrirë mbi të.
Agjentët e komisariatit të Borgo Ognina ndoqën pronarin e makinës, një grua 43-vjeçare dhe zbuluan se shoferi ishte bashkëshorti i saj 41-vjeçar, i cili u dënua me një gjobë të majme eurosh, duke i zbritur edhe disa pika nga patenta e drejtimit, raporton La Repubblica.
Sipas asaj që është rikonstruktuar nga policia, video është xhiruar në orët e para të pasdites së 3 nëntorit të kaluar, kur 41-vjeçari, pasi kishte mbledhur një divan së bashku me një shok të një të njohuri që donte ta hiqte, e ngarkoi në çatinë e makinës për ta transportuar në shtëpi.
Burri i tha policisë se "nuk e kishte kuptuar se mbante një të ri të shtrirë në divan", të cilin e kishte ngarkuar në çati nga makina. Rrethanë e konsideruar e pamundur nga agjentët.