Kronikë

VIDEOLAJM/ ‘Ik, zhduku’, kush i provokoi nga brenda Ministrisë së Arsimit qytetarët që po protestonin për vrasjen e Martin Canit

21 Nëntor 2024, 16:36| Përditesimi: 21 Nëntor 2024, 16:39

  • Share

Qindra fëmijë, prindër e qytetarë të thjeshtë u mblodhën në protestë para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani pranë shkollës Fan Noli.

Por një video po qarkullon në rrjet gjatë protestës, ku një grua shfaqet në ambientet e brendshme të Ministrisë së Arsimit, ku dallohet teksa u bën me shenjë protestuesve.

Shenjat që gruaja bën nga dritarja, lënë të kuptohet sikur u kërkon që të mbyllin protestën. Por, në asnjë moment gruas nuk i dallohet fytyra se cila është.

Ndërkohë, në video dëgjohen edhe thirrjet e protestuesve të cilët i thonë “ik, ik, zhduku”.

SI.E./E.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?