Biznesmeni Gjergj Luca u ka bërë një surprizë punonjëseve të tij me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas.
Ai i ka mbledhur stafin e punonjëseve të “Rozafa” për të festuar, të cilin e quan edhe “familjen e dytë të tij”.
Teksa thekson se “përulet me respekt para grave dhe vajzave duararta”, ai falënderon dhe uron për festën e 8 Marsit.
Postimi i Gjergj Lucës:
“T'ua tregoj sekretin e lumturisë time?
Sepse kam dy familje të mrekullueshme: e para familja Luca plot mirësi e shëndet, e dyta familja e madhe Rozafa plot mirësi e bereqet. Ndaj sot në festën e 8 marsit përulem me respekt para grave dhe vajzave duararta që i japin vlerë punës. Faleminderit dhe gëzuar!”.
Komente
