Multimilarderi Jeff Bezos po shijon pushimet me një jaht luksoz ishullin Kastos në Lefkada. Bashkë me bashkëshorten e tij dhe një grup shoqëror, Bezos ka mbërritur në ishull me një jaht luksoz të biznesmenit miliarder “Koru”.
Është një jaht fenomenal, 127 metra i gjatë, me tre direkë që arrijnë lartësinë 70 metra. Ndërtimi i tij kushtoi 500 milionë dollarë.
Me një pasuri të vlerësuar nga Forbes në afërsisht 163 miliardë dollarë, Bezos zgjodhi një ndër jahtet më luksoze për t’u arratisur bashkë me partneren e tij Lorin Sanchez.
Jahti mund të strehojë 18 persona dhe kërkon një ekuipazh prej 40 marinarësh për mirëmbajtjen.