Qyteti i Korçës është zgjuar ditën e sotme e mbuluar nga mjegulla e dendur, e cila ka krijuar mjaft vështirësi për qarkullimi e mjeteve.
Problematikat më të mëdha janë në aksin Korçë-Pogradec, ku mjegulla e dendur është e pranishme thuajse gjatë gjithë rrugës. Për shkak të mjegullës, policia apelon për qarkullim të kujdesshëm për të shmangur aksidentet.
Edhe në Kukës mjegulla e dendur mëngjesin e sotëm ka 'pushtuar' të gjithë qytetin deri në lartësinë 900 metra mbi nivelin e detit duke sjellë vështirësi në qarkullim për shkak të pamjes së kufizuar. Policia u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve të lëvizin me kujdes dhe drita të ndezura pasi edhe në ditët në vijim do ketë prani të mjegullës në orët e hershme të mëngjesit.