VIDEOLAJM/ Kreu i Komisionit Zgjedhor në Gjeorgji lyhet me bojë të zezë nga zyrtari opozitar

17 Nëntor, 07:34| Përditesimi: 17 Nëntor, 07:53

  • Share

Kreu i Komisionit Qendror Zgjedhor të Gjeorgjisë u lye me bojë të zezë gjatë konferencës kur do të konfirmonte rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 26 tetorit. Video e momentit kur ai lyhet me bojë është bërë virale në rrjet, ndërsa do konfirmonte fitoren e partisë në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane.

Në video dallohet momenti kur David Kirtadze, një anëtar komisioni nga partia opozitare Lëvizja e Bashkuar Kombëtare, hodhi bojë të zezë ndaj kryetarit të komisionit Giorgi Kalandarishvili.

Para incidentit, Kirtadze i tha Kalandarishvilit se rezultatet zyrtare të votimit nuk pasqyronin "zgjedhjen e vërtetë" të votuesve.

Kalandarishvili u përgjigj duke thënë se përdorimi i “presionit, bullizmit dhe fyerjeve personale” dëshmoi se nuk kishte prova të manipulimit të votave.

Zgjedhjet në Gjerorgji kanë nxitur protesta masive. Protestuesit u mblodhën jashtë ndërtesës së komisionit në Tbilisi, ku zyrtarët njoftuan se partia në pushtet Ëndrra Gjeorgjiane kishte fituar 53.93% të votave.

Mbështetësit e opozitës kanë hedhur poshtë rezultatet mes pretendimeve se votimi ishte manipuluar , një akuzë që Ëndrra Gjeorgjiane e mohon.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?