Atletja shqiptare Luiza Gega fiton medaljen e Artë në Lojërat Mesdhetare të Algjerisë. Por suksesi i atletes nuk ka arritur të nderohet siç duhet për shkak të gafës së madhe të organizatorëve të cilët kanë ngatërruar himnin shqiptar dhe kanë transmetuar atë të Libisë.
Në video duket qartë momentin kur atletja shqiptare gjatë momentit kur duhet të ngrejë kupëën është kthyer nga kamera duke bërë me shenjë sinjalizuese për organizatorët.
Atletja garoi në 3000 metra me pengesa duke thyer edhe rekordin kombëtar që mbahej po nga ajo vetë.
Gega realizoi një tjetër paraqitje fenomenale, teksa vendosi edhe rekord të ri kombëtar me kohën 9:14.29, duke përmirësuar kështu rezultatin e një muaji më parë 9:15.48 që kishte arritur në Hengelo të Holandës.
Kujtojmë se ky është një rast i përsëritur i ngatërrimit të himnit shqiptar. Në ndeshjen e kombëtares me Francën, ka ndodhur i njëjti incident në stadium. Ndeshja nisi 7 minuta me vonesë pasi në “Stade de France”, u dha himni i Andorrës.