Një nëndetëse me 3.5 ton drogë është bllokuar nga marina meksikane në Oqeanin Paqësor
Droga mendohet se është kokainë por pritet analizat.
Nëndetësja e gjatë 26 metra konsiderohet një nga më të mëdhatë të kapura ndonjëherë.
Pesë persona të kombësive të ndryshme u arrestuan në bord gjatë operacionit të 27 qershorit dhe u dërguan në qytetin e La Paz në Kaliforni.
Prej 1980-tës nëndetëset janë përdorur për trafik droge. Ato mund të jenë plotësisht ose gjysmë zhytëse dhe shpesh janë në gjendje të mos evidentohen nga radarët.
Komento