Dy ditë pas ngjarjes së rëndë me 3 viktima dhe 8 të plagosur mbrëmjen e së mërkurës që tronditi jo vetëm qytetin e Elbasanit por edhe mbarë vendin, Shqiptarja.com mbërrin në lokalin e Agron Çapjes ku tashmë s'ka mbetur asgjë veç shenjat të plumbave, xhamat e thyer, kaosit dhe qetësisë.
Përmes këtyre fotografive dhe pamjeve shihet qartë dhe me detaje "lufta" që i mori jetën Eno Bedallit, Ardit Sinakolit dhe Agron Çapajt dhe plagosi Ardian Zharrin, Erdis Sulkun, Ferit e Luan Muçën, Bujar Rreshkën, Florenc, Fejzulla e Arnold Çapjan që dyshohet për shkak të hakmarrjes, një fenomen mjaft i njohur në vendin tonë ende fatkeqësisht aktiv.
Grupi hetimor ende mban nën mbikqyrje vendin engjarjes dhe po mbledh prova për zbardhjen dhe identifikimin e autorëve dhe lëvizjet e tyre. Kjo shihet edhe nga fakti se policia ende nuk ka hequr shiritët me nënshkrimin "Skenë krimi"
Eshtë vërtetë një skenë krimi e ngjashme me ato të filmave me atentate ku pas një nate të tmerrshme me të vrarë e të plagosur tashmë s'ka mbetur asgjë tek e cila mund të hedhësh sytë. Veç ekspertëve të kriminalistikës të cilëve u intereson cdo detaj, qytetarët e thjeshtë veçse dëshpërohen nga ajo që shikojnë me dëshirën për të mos u kthyer kurrë pas dhe parë të njëjtën skenë në të ardhmen.
(Xhamat dhe muri me vrimat e shkaktuara nga plumbat) Foto të tjera
(Xhamat e derës hyrëse në lokal të thyer nga plumbat) Foto të tjera
Fotografitë u realizuan nga fotoreporti i Shqiptarja.com Antonio Çakshiri
Foto të tjera
Redaksia online
(sab. m/shqiptarja.com)