Bota

VIDEOLAJM/ Ministrja e Trump për arsimin duke u ndeshur në WWE

21 Nëntor 2024, 16:15| Përditesimi: 21 Nëntor 2024, 16:20

  • Share

Kjo është Linda McMahon, Ministrja e ardhshme e Arsimit në SHBA, 76 vjeç, një besnike e palëkundur e presidentit të zgjedhur Donald Trump. Ajo ka themeluar së bashku me bashkëshortin e saj WWE, World Wrestling Entertainment, që menaxhon shfaqjet e mundjes profesionale në SHBA.

Gjatë mandatit të tij të parë, Trump i besoi drejtimin e agjencisë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Linda McMahon aktualisht kryeson America First Policy Institute, një grup konservator që trajnon liderët e ardhshëm për t’i pozicionuar në agjencitë federale.

Gjatë fushatës elektorale, Trump ka folur për mbylljen e Departamentit të Arsimit. Ky rol mund t’i besohet ish-menaxheres së mundjes.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?