VIDEOLAJM/ Mjekët e QSUT-së realizuan tre ndërhyrje të vështira dhe shpëtuan 55-vjeçarin

18 Qershor 2023, 16:54| Përditesimi: 18 Qershor 2023, 17:07

  • Share

Tre ndërhyrje të vështira në tru, shtyllën kurrizore dhe gjymtyrë, janë realizuar me sukses nga stafi mjekësor i QSUT-së, duke i shpëtuar jetën një pacienti 55-vjeçar.

Operacionet e shkallës shumë të lartë të vështirësisë, u realizuan nga një ekipi i mjekëve neurokirurgë, Dr. Fatos Olldashi, Dr. Geldon Fejzo, mjekët ortopedë Dr. Viktor Marku, Dr. Drini Bardhi, Anestezist-Reanimatore Dr. Rexhina Sturçe, Flutura Balla ndihmës anestezist, Sokol Xhafaj dhe instrumentare Elsa Agalliu.

Stafi mjekësor arrit të mbajë në jetë pacientin 55-vjeçar, i cili iu nënshtrua operacioneve mjaft të ndërlikuara në tru, shtyllë kurrizore dhe gjymtyrë.

Këtë rast e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në facebook, me anë të së cilës falenderoi mjekët për punën e tyre.

 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?