Në darkën e shtruar nga Kryeministri Edi Rama me Presidentin e Francës Emmanuel Macron është veçuar një episod argëtues. Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale është parë që Macron i bie violinës së artistit të njohur Olen Çezari.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, së bashku me Zonjën e Parë Brigitte Macron, në Pallatin e Brigadave ishin të pranishëm në një darkë të shtruar nga Kryeministri Edi Rama në 16 Maj ditën e samitit të Komuniteti Politik Europian në Tiranë. Rama kishte ftuar dhe anëtarët e tij të kabinetit dhe drejtues të tjerë të lartë të shtetit shqiptar.
Komente
