Politikë

VIDEO/ Berisha flet për 'tavanin', reagimi epik i tregtarit krutan: Ça tavani...?!

18 Prill, 13:27| Përditesimi: 18 Prill, 17:18

  • Share

Vizita e Sali Berishës në tregun artizanal të Krujës pati edhe momentet e saj pikante.

Nga kritika e ish të burgosurit politik për mosmbajtjen e premtimit, shoqërimi i tij në fushatën e kësaj zone nga ish-prokurori Arjan Ndoja, kandidat i PD për Durrësin dhe i lakuar për lidhjet me krimin, ‘deputeti me kobure’ Gent Strazimiri, tek dhuratat, veshja e kreut demokrat si krutan me xhubletë kombëtare dhe plis, dhurata e bufit të skalitur prej druri që sipas tij ‘po çmend Edi Ramën’ dhe deri te “tallja semantike” që një prej tregtarëve i bëri.

Ndërsa takoi biznesmenin lokal dhe po i shpjegonte programin ekonomik, Berisha i tha se “do ulej tavani”, kurse tregtari në formë ironike, sikur nuk kuptoi qëllimin, pa me sytë lartë nga tavani i dyqanit të tij i habitur, duke e shoqëruar me një frazeologji habitore:

“Ça tavani...?!”

Berisha që vijoi me të tijën, për ta korrigjuar dhe fokusuar kuptimin ekonomik dhe elektoral, i tha:

-“Tavanin e biznesit...!”.

Dhe teksa kontrollon tavanin me sy nëse ka problematika të strukturës ndërtimore, pasi dëgjon shpjegimin e Berishës, e shoqëron me një pohim: 

-“Aha...!”, ia kthen tregtari.


Lajmi kryesor:

Berisha fushatë me Ndojën dhe 'deputetin me kobure': Sa piu Rama gotën e ujit në Krujë, u tha kroi! Dumanin e quan hero se e mbrojti për shtëpinë pa leje, as Enver Hoxha s’e bëri këtë


A.Q/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin për rinumërimin e kutive të Qarkut Tiranë?