Bota

VIDEOLAJM/ Musk ngjall polemika me përshëndetjen fashiste në mitingun e inaugurimit të Trump

20 Janar, 22:48| Përditesimi: 20 Janar, 23:01

  • Share

Së pari dora në zemër, më pas krahu i ngritur drejt gati 20 mijë mbështetësve të Trump, të mbledhur në Capital One Arena në Uashington DC. Ky gjest i Elon Musk, Ceos së Teslas, ka ngjallur polemika në mediat sociale mbi gjestin e Elon Musk, i akuzuar për ‘Saluto romano’, përshëndetje romake ose siç njihet ndryshe fashiste. Videoja shkaktoi një valë kritikash dhe indinjate.

"Unë thjesht dua të them faleminderit që e bëtë të ndodhë," u tha mbështetësve të Trump në Capital One Arena në Uashington DC , pronari i SpaceX, X dhe Tesla, personi më i pasur në botë dhe një donator dhe këshilltar i madh i Trump.

Tashmë në krye të Departamentit për Efikasitetin e Qeverisë - dhe një sponsor kryesor i republikanëve gjatë fushatës zgjedhore, Musk ishte kritikuar shumë për mbështetjen e tij për të djathtën ekstreme në Evropë.

Dhe gjesti para afro 20,000 mbështetësve të Trump në Capital One Arena është i destinuar të ngrejë më shumë kritika dhe polemika.

Kjo përshëndetje është përdorur nga regjimet fashiste të shekullit të 20-të, veçanërisht nga Italia fashiste nën Benito Mussolini dhe më vonë nga nazistët në Gjermani. Për këtë arsye, sot konsiderohet një simbol i lidhur me ideologji totalitare.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 21/01/2025 04:22

    Per artikull shkruesin nuk eshte pershendetje fashiste por romake you idiot.

    Përgjigju
    • Beni rreshqet vete: 21/01/2025 10:51

      Eh mer Ben, Edhe komenti yt le per te deshiruar Ben. Nuk paska nevoje as te ta shpjegoj pershendetjen Romake, sepse bashkekomentuesit e paskan qare sqarimin qe te kane dhene Ben. E vetmja gje qe do te them eshte te mos ngaterrosh patinazhin artistik me rreshqitjen Ben. Gjithe te mirat Ben!

    • Or tej: 21/01/2025 09:45

      Perderisa kryetarja e AfD thote qe Hitleri ishte komunist, nuk eshte cudi qe edhe pershndetja qe beri ky trapi te dale nje dite si pershendetje komuniste or teeeejjjjj

    • Benit qe s’ecen vete: 21/01/2025 08:59

      Musolini e huazoi pershendetjen fashiste nga romaket se pretendonte te ringjallte perandorine romake, por perfundoi i varur kokeposhte ne Piazzale Loreto nga populli i tij. Mos e harro kete detaj o fashist i vogel. Edhe kryqi i thyer eshte simbol i huazuar nga fete e Lindjes se larget, por kjo s’do te thote se nuk eshte simbol nazist.

    • X benin: 21/01/2025 08:11

      Normalisht musku nga afrika e jugut me rrenje romake te vjetra apo jo? Pershendetja me origjine romake u perdor masivisht nga nazistet dhe fashistet, te dyja palet me pretendimin e origjines romake. Po kshu eshte kur je injorant dhe i quan te tjeret idiot

  • Sondazhi i ditës:

    Cilat duhet të jenë prioritetet e mandatit të katërt të qeverisë Rama?