VIDEOLAJM/ Ndërtimi i kampit në Gjadër, Italia sjell materiale dhe mjete të rënda përmes Portit të Shëngjinit

8 Prill, 17:01| Përditesimi: 8 Prill, 17:17

  • Share

Përmes Portit të Shëngjinit Italia sjell materiale dhe mjete të rënda që përdoren për ndërtimin e qendrës për pritjen e emigrantëve në Gjadër.

Aktualisht po punohet për ngritjen e një muri rrethues 7 metra i lartë, që do të përdoret për të penguar daljen e mundshme të emigrantëve nëse do të ketë tentativa të tilla e më pas godinat. Gjtihashtu po investohet edhe për rregullimin e rrugës që të çon në Gjadër.

Refugjatët e parë pritet të mbërrijnë më 20 Maj të këtij viti. Ata do të priten në një strukturë në Portin e Shëngjinit dhe nga aty do të transportohen me autobusë rreth 35 km në kampin e Gjadrit.

Investimi me vlere 653 milion euro po bëhet me fonde të qeverisë italiane bazuar në marrëveshjen Rama-Meloni firmosur në nëntor 2023. Maksimumi i kapacitetit të kampit në një vit do të jetë pritja e 36 mijë refugjatëve. Emigrantët do të qendrojnë në kampin e Gjadrit gjatë periudhës që kryhen procedurat për azil.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?