Kronikë

VIDEOLAJM/ Mijëra qytetarë nga Kosova drejtohen drejt plazheve të Shqipërisë, rradhë e gjatë automjetesh në Lezhë-Milot, kaos nga trafiku në Vlorë

1 Gusht 2021, 09:45| Përditesimi: 1 Gusht 2021, 10:40

  • Share

LEZHË-E diela e parë e muajit gusht, ka sjellë trafik të renduar ne superstradën Lezhe-Milot por edhe në Vlorë.

Që nga orët e para të mëngjesit të sotëm fluksi i madh i automjeteve të ardhur kryesisht nga Kosova për të kaluar fundjavën në plazhet e vendit, ka krijuar bllokim të qarkullimit.

Siç shihet edhe nga pamjet është krijuar radhë automjetesh disa kilometra. Përgjatë gjithë këtyre ditëve është raportuar për trafik, por sot situata është edhe me kaotike në Vlorë për shkak të fluksit të madh të turistëve. Të gjitha rrugët e qytetit në Vlorë, bulevardi apo edhe dytësoret janë të pakalueshme.

1627804305_lezhe.jpg

Ora 10:30
Fluks i madh turistësh, trafiku i rënduar krijon kaos në Vlorë

Dita e parë e gushtit ka shkaktuar trafik në Vlorë. Përgjatë gjithë këtyre ditëve është raportuar për trafik, por sot situata është edhe me kaotike për shkak të fluksit të madh të turistëve. Të gjitha rrugët e qytetit, bulevardi apo dytësoret janë të pakalueshme. Kjo situatë vjen edhe për shkak të fluksit të turistëve që zgjedhin ta kalojnë fundjavën në Vlorë.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 02/08/2021 01:08

    E imagjinoni nje ambulance qe eshte ne nje situate urgjence ,te mund te caje aty? Jam kurioze a ka ne autostradat shqiptare /fast lane/ ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?