Nga KZAZ nr. 60 në Fier është parë që nënkryetarja Enkelejda Veliu ka shpërthyer në lot pas përfundimit të numërimit të kutisë së fundit, ku ka humbur Partia Demokratike që ajo përfaqëson.
Pamjet tregojnë Veliun teksa nuk i mban dot emocionet, ndërsa procesi përmbyllet në prani të përfaqësuesve politikë dhe vëzhguesve.
PS ka kryesuar bindshëm në këtë qark, dhe sipas të dhënave të fundit, duke shënuar një diferencë të thellë me koalicionin e Sali Berishës. Në këto ritme, socialistët sigurojnë 12 mandate, duke i marrë 3 PD-së nga zgjedhjet e 2021.
PD-ASHM ka marrë deri më tani 4 mandate nga 7 që kishte 4 vite më parë.
E treta renditet Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet e Lapajt me 4.55% të votave, ndjekur nga partia Mundësia e Shehajt me 2.5%, PSD e Tom Doshit me 1.53%, Lëvizja Bashkë e Arlind Qorrit me 1% të votave.
Deri më tani 0.9% të votave ka marrë koalicioni Djathtas për Zhvillim. 0.7% ka marrë koalicioni i Lulzim Bashës.
Ndërkohë sipas të dhënave të fundit, ka përfunduar numërimi në Lushnje. Sipas rezultatave, PS ka triumfuar me 26 740 vota, kundrejt PD-së që ka marrë 10 614. Nisma Shqipëria bëhet ka marrë 1940, Mundësia e Agron Shehajt 905 ndërsa të pavlefshme janë shpallur 1582 fletë votimi.
Komente

Po te ishin zhvillu zgjedhjet naten dhe te ishin fik dritat PD e Berishes ka ken to fitu!!
PërgjigjuKa akoma bidallenj,qajn se humbi sala pupupu popull pa shtyll kurrizore
PërgjigjuTek e fundit ka punuar me mishe e me shpirt e uruara... vetem se per njerezit e gabuar. Ia respektoj lotet dhe mundin
Përgjigju