Një pacient i plagosur i cili po transportohej drejt Spitalit të Traumës në Tiranë ka tentuar të zbresë nga ambulanca, sapo kjo e fundit u nis nga Urgjenca e Spitalit Rajonal të Lezhës.
Ngjarja e pazakontë është regjistruar gjatë paradites së sotme, ndërsa ka qenë ndërhyrja e shpejt e bluzave të bardha që kanë normalizuar situatën.
Pacienti 35-vjeçar ishte vetëplagosur me thikë në fyt dhe u dërgua me urgjencë nga familjarët për ndihmë mjekësore në spital.
Komento