Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në instagram një video ku duket Lulzim Basha i cili u shpreh mbrëmë se ai do të jetë kandidati i vetëm i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit.
Por në video duket edhe Patozi i cili thotë se ‘Lulzim Basha ta dinë të gjithë shqiptarët është një gabim njerëzor'.
Ndërkohë që është edhe mendimi i Arben Imamit.
‘Kërriçit kur është kërriç thonë mos i ngarko barre te rende sepse i shtrembëron kurrizin! Lulzim Basha është i gjithi i pavlefshëm nuk është i njëanshëm , ka humbur një palë zgjedhje, ka humbur një palë zgjedhje, ka humbur një palë zgjedhje, janë tre palë zgjedhje që ka humbur.’- shprehet Arben Imami.
Rama nga ana e tij me ironi shkruan: ‘Jo kaq ashpër ju lutem! I ka dreqi këto që thoni, po s’është çun i keq’.