Politikë

VIDEOLAJM/ ‘Programi i Shqipërisë Madhështore’ nis me një… shfryrje hundësh dhe një gllënjkë ujë! Berisha bëhet meme

17 Prill, 16:30| Përditesimi: 17 Prill, 18:20

  • Share

Sali Berisha mbajti një konferencë për shtyp ditën e sotme për të folur mbi programin elektoral që Aleanca për Shqipërinë Madhështore u ofron shqiptarëve për zgjedhjet e 11 majit.

Në konferencën e hapur me ngazëllim nga Florjana Garo, Berisha i pakompleksuar nga fakti që po transmetohej drejtpërdrejt në televizione dhe rrjete sociale, nisi 'fjalën' mbi programin elektoral me një shfryrje hundësh dhe më pas një gllënjkë ujë. 

Ky moment nuk i shpëtoi rrjetit, duke e kthyer në meme, ndoshta edhe për të përcjellë ndonjë mesazh.

K.M/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?