Kronikë

VIDEO/ Pushuesit në Shëngjin kapen për dore dhe futen në det, ndihmojnë vrojtuesit e plazhit dhe shpëtojnë nga mbytja babanë me dy vajzat

5 Gusht 2021, 17:36| Përditesimi: 5 Gusht 2021, 22:37

  • Share

Dy vrojtues plazhi, të ndihmuar nga pushuesit, kanë shmangur një tragjedi pasditen e sotme në Shëngjin, duke i shpëtuar jetën një familje nga Ferizaj i Kosovës, që rrezikuan të mbyteshin nga dallgët.

Babai me dy vajzat u futën në et për t’u larë, por dallgët rrezikuan jetën e tyre, por fatmirësisht, dy vrojtuesit e plazhit, Luçjano Marku dhe Bekris Dragusha, ndërhynë në kohë.

Ata zgjidhën tapat kufizuese dhe ndihmuan të rrezikuarit të mbaheshin me to, ndërsa më pas ishin pushuesit e tjerë që ndihmuan për t’i kaluar litarin e rulit statik vrojtuesve, duke u ‘lidhur’ dorë për dore. Fatmirësisht, babi me dy vajzat u nxorën në breg në gjendje të mirë shëndetësore.

Komento

Komente

  • Iris: 06/08/2021 00:06

    Si ka mundesi qe ka njerez me nivel gjykimi kaq te ulet ,sa te rrezikojne femijet dhe veten duke u futur ne det te trazuar me dallge e ere.Jo vetem rrezikuan veten e familjen,por rrezikojne edhe ata qe futen ne det per t'i shpetuar.Ketu ne U.S.A.eshte me rregull per zonat bregdetare,qe kur ka dallge te medha dhe ere(si ne videon e mesiperme),ose kur afer bregut jane pare peshkaqene ,qe monitorohen nga ajri, ndalohet rreptesisht futja ne oqean e pushuesve.Dhe njoftimet per raste te tilla ndalimi,jepen jo vetem ne plazhet lokale,por dhe ne TV dhe radiot lokale.Une e di qe autoritetet lokale ne Shqiperi,japin njoftim per anijet e peshkarexhat,por me duket se nuk kam degjuar ndonjehere per vete pushuesit.Nuk e di nese e kemi nje sistem te tille per pushuesit,notaret,por ne se jo,nuk do te ishte keq t'a kishim ne perdorim,qe te mos kete incidente te tilla.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?