Disa turistë në Bahamas kanë përjetuar momente paniku teksa udhëtonin me një varkë. Ata janë befasuar kur kanë parë pranë varkës një peshkaqen kokë çekiç, por u tronditën kur një qen i guximshëm u hodh në ujë për t'u përballur me peshkaqenin.
"Pavarësisht nëse ai donte të mbronte ishullin e tij ose thjesht donte të luante me atë që i dukej si një peshk vërtet i madh në ujë, ai thjesht e ndoqi atë," tha për The Post Rebecca Lightbourn, menaxhere e rezervimeve në operatorin e anijeve Exuma Water Sports. .
I pabesueshëm është momenti kur peshkaqeni ka kthyer drejtim pas ‘përballjes’ me qenin dhe është larguar.
“Qeni voziti për rreth dy e gjysmë deri në tre minuta dhe arriti të largonte peshkaqenin”, tha Lightbourn.
Video u postua nga kompania turistike, në të cilën dëgjohet edhe britmat e pasagjerëve të panikosur nga ai moment.
Peshkaqenët kokë çekiç mund të variojnë nga 12 deri në 18 metra të gjatë dhe të peshojnë rreth 180 kilogramë.