Shumë prej ministrave të rinj të qeverisë së re u dukën të befasuar nga ndryshimet e kryeministrit Rama. Për shumë prej tyre të jesh anëtar i kabinetit qeveritar është sfidë. Report Tv sjell këtë video me reagimet e tyre ndërkohë që kryeministri Rama njoftonte përbërjen e kabinetit të ri.
Për herë të parë një grua në krye të ministrisë së Brendshme, Albana Koçiu duket se lajmin e mori papritur, por kujdeset të jetë e qetë dhe emocione të mëdha të mos shfaqë në publik.
Elisa Spiropali e pritur e buzëqeshur postin e shefes së diplomacisë, ndërsa Rama e vlerësoi me këto rreshta: “Duhet që ta çojmë në maksimum mbështetjen politike të anëtarësimit dhe na duhet në krye të diplomacisë shqiptare, një profil maksimalisht politik dhe me aftësi për spikatur për të mos i pushuar goja.”
Pa shfaqur emocione dhe të ftohtë e pritën lajmin Petrit Malaj, i cili u rikonfirmuar si ministër i Financave, Sofjan Jaupaj te ministria e Mjedisit apo Pirro Vengu rikonfirmimin tek Mbrojtja. Edhe Andis Salla shfaqet i ftohtë kur merr lajmin se do jetë ministër Bujqësie, ndërsa dikush nga salla e uron duke i dhënë dorën.
Për emërimin e Jaupajt te Mjedisi, Kumbaro shfaqet e buzëqeshur ndërsa la këtë post, por e ftohtë dhe pas emocion pret kalimin e saj tek Arsimi.
Blendi Gonxhja e Delina Ibrahimaj shfaqen të gëzuar, ndërsa Majlinda Dhuka e Adea Pirdenji vlerësimeve të Ramës teksa i konfirmoi në detyrë, iu përgjigjen me një buzëqeshje të lehtë.
Toni Gogu nuk e fsheh dot gëzimin për detyrën e ri si ministër shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin, ndërsa vëmendje tërheq reagimi i Besfort Lamallarit. Në momentin që Rama i beson ministrinë e Drejtësisë, ai vihet jo pak në siklet.
Lajmi për kandidimin e Ogerta Manastirliut për drejtimin e Bashkisë së Tiranës ishte i papritur për të gjithë.
Komente
