Nuk kanë munguar batutat dhe momentet gazmore gjatë samitit në Bruksel në momentin kur liderët e Bashkimit Europian së bashku me ata të Ballkanit Perëndimor janë afruar për të pozuar për foton familjare, një traditë kjo e këtyre samiteve. Teksa liderët mund t'i shohësh lirshëm duke bashkëbiseduar me njëri-tjetrin, kryeministri Edi Rama del para tyre duke dirigjuar. Ndonëse vendet janë paracaktuar kryeministri Rama, me humor tenton që të kalojë në rresht të parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni.
Lajmi kryesor:
Samiti BE-Ballkani Perëndimor përmbyllet me deklaratë: Përshpejtim integrimit! Zgjidhni mosmarrëveshjet dypalëshe! Veprime të prera ndaj korrupsionit në nivel të lartë
B.K/ReportTv.al