Politikë

VIDEO-LAJM/ Rama ndan një tjetër postim nga aksioni i lirimit të hapësirave publike: Iku dhe treni... vazhdojmë!

4 Gusht, 17:23| Përditesimi: 4 Gusht, 18:02

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një tjetër video nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë dhe rrethe, që vijon prej ditësh.

Teksa ndan në Facebook pamjet e subjekteve tregtare në kryeqytet, që kishin zaptuar hapësirat dhe çmontojnë hekura e xhama, ai lë edhe një shënim:

“Iku dhe treni… Vazhdojmë!”, duke nënkuptuar se aksioni nuk do mbyllet pa u hequr të gjitha.

Shumë nga komentuesit e mbështesin këtë aksion dhe disa të tjerë janë kundër. Bie në sy dikush prej tyre, që shprehet “hë mo të lumtë!”.

Prej gati 1 muaji në të gjithë vendin vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike të zaptuara pa leje nga bizneset, që kanë ngritur struktrura metalike nëpër trotuara.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • FSH/2025/08/0001: 04/08/2025 18:09

    Po te rruga e Re ne Vlore kur do kaloni, se aty nuk ka levizur ansje karrige

    Përgjigju
  • xXx: 04/08/2025 18:08

    Shiko dhe shfrytezimin e Lumit Shushice, ne njesine Administrative Shushice te Vlores, po marrin zhavorr tek kemba e ures qe lidh kete njesi me rrugen Vlore -Selenice, per mos te permendur demtimin e rrugeve nga mjete e renda

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po i liron hapësirat publike aksioni i qeverisë?