VIDEOLAJM/ Sërish 'producent' Presidenti? Dikur Ilir Meta i sponsorizoi këngën për Havzi Nelën, sot rapsodi i këndon rritjes së çmimeve! Ironia në rrjet

13 Mars 2022, 13:02| Përditesimi: 13 Mars 2022, 13:14

  • Share

Rritja e çmimeve ka krijuar një dallgë reagimesh nga të gjithë qytetarët, ndërkohë që ka pasur edhe protesta. Por nga gjithë kjo situatë e krijuar ka nga ata edhe që e 'përdorin' për të bërë ndonjë këngë kështu si me urgjencë.

"Kanë mbetur njerëzit o mor të habitur se çdo mall tek ne o është rritur, asht rrit veza e asht rrit speci, është rrit domatja e kastraveci! Rriten çmimet e ka ra puna na ka ardh o shpirti te puna.

Është rrit hekri e është rrit druri, është rrit druni është rrit misri e është rrit gruni, janë bërë çmimet rrush e kumbull. Është rrit gjithçka e është zvogëlu Shqipëria", thuhet në tekstin e këngës së këngëtarit Perlat Sheqeri.

Kënga ka shkaktuar reagime, ilaritet dhe ironi edhe në rrjetet sociale. Por këngëtari Perlat Sheqeri nuk është i panjohur për publikun shqiptar.

Një vit më parë ai së bashku me 2 kolegë të tij, Nexhip Dida dhe Dritan Jashari, rapsodë të muzikës popullore, realizuan një këngë për poetin kuksian të ekzekutuar nga komunistët, Haviz Nela, duke e cilësuar si “shqipe të demokracisë”. Kënga ishte sponsorizuar nga Presidenti Ilir Meta, i cili kishte marrë rolin e “producentit”.

Nuk dihet nëse edhe në këngën e fundit të Perlat Sheqerit ka sponsorizuar Ilir Meta apo jo.

Pamje nga videoklipi për Havzi Nelën me Ilir Metën 'producent'

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?