Deputeti demokrat Ervin Salianji ka shkuar në Kuvend me bluzën e kombëtares, ndërsa sot është ndeshja me Spanjën në Dusseldorf.
Sot në Kuvend po mbahet seanca për javën e gjelbër, ndërsa Salianji ironizon mazhorancën, duke thënë se Shqipërinë e zhytrën në lëngim dhe tani bëjnë sikur shqetësohen.
“Sot gjithë sytë tek kombëtarja. Një Shqipëri që shkëlqen dhe disa përfaqësues që e kanë zhytur në lëngim e sot bëjnë sikur shqetësohen”, shprehet Salianji.
Komento