VIDEOLAJM/ Senatori amerikan ‘ngrin’ në konferencë shtypi

30 Gusht 2023, 22:47| Përditesimi: 30 Gusht 2023, 22:50

  • Share

Senatori republikan, njëherësh drejtues i të djathtëve në Dhomën e Lartë të përfaqësuesve, Mitch McConnell, ka shfaqur një tjetër episod, në të cilin ai ka “ngrirë” tërësisht për disa sekonda.

Incidenti i tij ndodhi sërish në një konferencë shtypi me gazetarë, teksa u pyet nëse do rikandidonte sërish në zgjedhjet e mesmandatit 2026. Por pas pyetjes, Mitch ngriu i gjithi për disa sekonda.

Kjo nuk është hera e parë që senatori amerikan përfshihet në të tilla incidente. Disa javë më parë, ai ngriu i gjithi po prapë gjatë një konference ku u desh të largohej dhe të rikthehej sërish pak më vonë.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?