Një sherr ku janë të përfshirë disa persona ka ndodhur në aeroportin "Nënë Tereza" në fillim të muajit shtator.
Në pamjet e siguruara nga Report Tv, duken anëtarët e një familje, rreth 18 të tillë, që përplasen fizikisht me punonjësit e aeroportit dhe të policisë.
Por përse ndodhi ky sherr?
Gazetari i Report Tv, Sokol Dema, ka mundur të mësojë se një familje do të udhëtonte drejt Turqisë.
Një prej grave, e shoqëruar me fëmijë, ka kërkuar të ketë prioritet në procesin e Check In, por punonjësit e kompanisë nuk e kanë lejuar, duke i shpjeguar se ky shërbim paguhet.
Në këtë moment ka nisur një debat mes familjarëve dhe punonjësve të kompanisë. Punonjësit kanë njoftuar policinë, e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka kërkuar t’i largojë familjarët për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit.
Në ato momente, djemtë e kryefamiljarit kanë shtyrë dhe goditur efektivët e policisë, pasi nuk pranonin largimin.
Megjithatë, pavarësisht përplasjes fizike, ngjarja u mbyll atë natë. Siç mësohet, mes palëve dhe punonjësve të aeroportit nuk pati pretendime dhe çështja nuk u referua, duke u mos u ndërmarrë asnjë veprim i mëtejshëm.
Pas publikimit të videos Policia e Shtetit sqaroi se kryefamiljari dhe të afërmit e tij u kërkuan falje punonjësve. Edhe këta të fundit nuk kanë dashur të bënin kallëzim dhe çështja u mbyll aty.
Për këtë episod dhune mes udhëtarëve të tjerë në aeroport, kreu i PD-së Sali Berisha, tha se të përfshirët janë familjarë të ish-deputetit Xhemal Qefalia, por policia në njoftim zyrtar e mohoi këtë.
Policia e Shtetit ka hedhur poshtë pretendimet e kryedemokratit Sali Berisha se djemtë e familjes prej 18 anëtarësh që u përplasën fizikisht me policinë në Aeroportin e Rinasit në fillim të shtatorit, të jenë nipat e ish-deputetit socialist Xhemal Qefalia.
"Sqarojmë faktin se pretendimet se personat e përfshirë në konflikt janë familjarë të shtetasit Xh. Q., nuk janë të vërteta',- sqaron policia.
Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me videon e sherrit masiv të ndodhur në aeroportin e Rinasit në fillim të muajit shtator, duke thënë se konflikti ka ndodhur më 6 shtator rreth orës 02:30 të mëngjesit.
Sipas Policisë së Shtetit, familja me rreth 18 anëtarë do të udhëtonin për pushime drejt Antalias në Turqi me çarter.
Sherri ndodhi për radhën në check-in, sipas policisë, për shkak se familjarët kishin edhe fëmijë të vegjël.
Pas ngjarjes, kryefamiljari dhe anëtarët e tjerë u kërkuan falje punonjësve të aeroportit për ngjarjen. Edhe këta të fundit, nuk kanë dashur të bënin kallëzim dhe për këtë arsye çështja u mbyll nga policia. Ata i udhëzuan familjarët që të mos kryenin veprime të tilla dhe i lejuan të udhëtonin, për faktin se ishin edhe me fëmijë të vegjël.
Njoftimi i Policisë së Shtetit:
Në lidhje me një video të publikuar për një konflikt të ndodhur në ambientet e aeroportit të Rinasit, gjatë imbarkimit, sqarojmë se:
Më datën 06.09.2025, rreth orës 02.30, gjatë imbarkimit të pasagjerëve që udhëtonin me çarter në Antalia, disa prej tyre kanë debatuar me punonjësit e check in për çështje radhe, pasi kërkonin të kalonin bashkërisht dhe pa radhë, për shkak të fëmijëve të vegjël që kishin.
Nga stafi i aeroportit është kërkuar ndihma e policisë dhe pas ndërhyrjes së shërbimeve të Komisariatit të Policisë Rinas, konflikti është mbyllur.
Kryefamiljari, shtetasi A. M., dhe djemtë e tij, që po udhëtonin familjarisht (rreth 18 shtetas, familjarë bashkë me fëmijë të mitur) për pushime në Antalia, Turqi, u kanë kërkuar falje punonjësve, të cilët nuk kanë dashur të ushtrojnë të drejtën e ankimit dhe të vijonin më tej procedurat për këtë rast.
Duke parë reflektimin pozitiv të familjarëve dhe duke marrë parasysh faktin që kishin edhe fëmijë të mitur me vete, si dhe faktin që punonjësit nuk donin të bënin kallëzim, punonjësit e Policisë Kufitare të Rinasit i kanë këshilluar për moskryerje të veprimeve të tilla dhe i kanë lejuar të vijonin udhëtimin.
Sqarojmë faktin se pretendimet se personat e përfshirë në konflikt janë familjarë të shtetasit Xh. Q., nuk janë të vërteta.
Komente

Nje tjeter episod nga “ Nje dite ne xhungel”.
PërgjigjuQenka mire kshu. I thua policit me fal dhe mbyllet puna.
Përgjigjuo policia e shtetit qe sduam, eshte goditje per shkak te detyres, cfare jane keto pallavra qe thoni.
Përgjigju