Bota

VIDEO-LAJM/ Shikoni si e lëkund ‘Stuhia Floris’ avionin gjatë uljes në aeroportin e Leeds! Era me shpejtësi 145 km/h

5 Gusht, 16:04| Përditesimi: 5 Gusht, 16:07

  • Share

Britani e Madhe- Stuhia Floris ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në Britaninë e Madhe. Por probleme ka shkaktuar edhe në linjat ajrore, sidomos në avionët që i kapi në fluturim.

Një prej tyre ka ndodhur në aeroportin e Leeds, teksa një mjet fluturues “Jet2” pati vështirësi në zbritje.

Ai u lëkund mes erërave me shpejtësi 145 km/orë, por piloti e ruajti qetësinë dhe ekuilibrin e mjetit në aerodinamikë, duke e zbritur me sukses dhe pa dëme në pistën e “Leeds Bradford”. Këto janë edhe pamjet që vijnë nga “La Repubblica

“Emerald Airlines” ka anuluar gjashtë fluturime për në dhe nga Donegal. Autoritetet kanë lëshuar paralajmërime për motin në të gjithë vendin.

A.Q/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gaci: 05/08/2025 17:37

    I lumte pilotit!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha i quajti vrasje shtetërore pa dashje ato të 21 janarit, ju si i konsideroni?