Politikë

VIDEOLAJM/ Si duket Thethi pas aksionit kundër ndërtimeve pa leje

22 Korrik, 17:33| Përditesimi: 22 Korrik, 17:36

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e fundit nga Thethi, si duket zona pas operacionit të javës së kaluar për të shembur ndërtimet pa leje.

“Thethi pas operacionit nga kanceri i paligjshmërisë”, shkruan Rama në Facebook, bashkangjitur videos që ka publikuar.

Aksioni kundër ndërtimeve pa leje në Theth me qëllime përfitimi u zhvillua javën e kaluar për disa ditë. Ky aksion ngjalli pakënaqësi te banorët, por Rama shpjegoi se poseduesit e këtyre ndërtimeve pa leje nuk kishin leje me Thethin.

Nga oborri i kishës së Thethit u hoqën edhe disa shtëpi konteineri pushimi që do përdoreshin për qëllime përfitimi.

V.GJ /I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se ka pasur rezultat aksioni për lirimin e hapësirave publike?