Politikë

Videolajm/ Si tenton Berisha të gënjejë demokratët për djegien e mandateve! E artikuloi i pari këtë skenar, sot e mohon duke ia faturuar Bashës

16 Tetor 2021, 11:00| Përditesimi: 16 Tetor 2021, 13:23

  • Share

Sali Berisha ndodhet në ditët e tij më të vështira nga njëra anë me një vendim "non grata" në SHBA dhe nga ana tjetër i përjashtuar nga grupi parlamentar i PD. Sa më shumë mohon këto të dyja si vendime të padrejta, aq më shumë zhytet në gënjeshtrat që thotë gjatë takimeve me demokratët qytet më qytet me "Foltoren" e tij. 

Ndonëse sot e mohon dhe përbetohet se ka qenë kundër djegies së mandateve duke ia faturuar të gjithë përgjegjësin Lulzim Bashës, në 2017 Berisha artikulonte krejt të kundërtën.

Gjatë takimeve me "Foltoren" e tij, Berisha shprehet se e ka paralajmëruar Lulzim Bashën të mos merrte një vendim të tillë pasi do të kishte probleme me faktorin ndërkombëtar, 4 vite më parë ai deklaronte me të mëdha se ishte ideatori i këtij skenari, ku me zë dhe figurë, shprehej  për djegien e mandateve si mundësinë e vetme përballa një parlamenti të inkriminuar.

"Në parlament me banditët që i venë prita deputetëve mund të ketë vetëm një gjuhë, djegien solemne të mandateve", shprehej Berisha në 18 dhjetor 2017.

"Me djegien e mandateve ne ishim në rrugë. Ditën që vendosëm djegien e mandateve i kam thënë (Bashës) para të gjithë grupit se ky është një vendim i rrezikshëm i cili do krijojë problem në faktorin ndërkombëtar", shprehet Berisha sot para demokratëve në 'Foltoren' e tij.

Sigurisht që këto deklarata i dinë dhe i kanë dëgjuar të gjithë demokratët, por duket se vetë Berisha ka zgjedhur "t'i harrojë" duke i përdorur ngjarjet dhe transformuar në favor të tij.

Në një kohë kur deklaratat vijnë me zë e figurë , manipulimi i fakteve reale del lehtësisht zbuluar.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • FATMIR EDEPSËZ GAZI ÇAFMUTI: 16/10/2021 13:35

    Ore salhe qenefi është buri më i poshtēr në historin e kombit Shqiptar i gjithi rot karr.

    Përgjigju
    • Joni: 17/10/2021 01:04

      Mut eshte, ke te drejte. Rrote pa tjeter. Po rrote e fishkur, jo si ky rocka kok loqe Rama. Vertet mban ere mut por eshte mut pe blloku.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?