VIDEOLAJM/ Sot funerali i Mbretëreshës Elisabeth, një ‘bust’ vendoset në sheshin kryesor të Kukësit por hiqet me shpejtësi nga bashkia

19 Shtator 2022, 11:43| Përditesimi: 19 Shtator 2022, 11:47

  • Share

Në Londër e sotmja do të jetë një ditë e rëndësishme pasi zhvillohet funerali i Mbretëreshës Elisabeth II, duke mbyllur kështu një epokë. Marrë shkak nga kjo ditë dikush në Kukës ka zgjedhur që të vendosë në sheshin kryesor të qytet një punim gipsi, si një bust për Mbretëreshën por që në fakt pak i ngjan monarkes më jetëgjatë në Britaninë e Madhe. Punimi dukej i dobët, pa ndonjë ngjashmëri me Mbretëreshën, sigurisht i padenjë për të respektuar një figurë të tillë botërore. 

Nuk dihet kush ka qenë ideator dhe realizues i kësaj vepre ndërkohë që vetëm pak minuta ka qëndruar në shesh pasi punonjës të bashkisë e kanë hequr me shpejtësi. Kujtojmë se pas ndarjes nga jeta të Mbretëreshës ka qenë Bashkia e Hasit ajo që ka shprehur dëshirën për të vendosur një bust për nder të Elisabeth II por që pritet miratimi nga ambasada britanike.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?