Sociale

VIDEOLAJM/ Spektakël në liqenin e Pogradecit, sërf mbi ujë në temperatura të ulëta

13 Janar, 11:09| Përditesimi: 13 Janar, 11:15

  • Share

POGRADEC- I njohur për pasionin e tij për sportet ekstreme ujore, Ilirajn Tasellari nga Tushemishti ka dhuruar spektakël në Liqenin e Pogradecit.

Në këtë video që sjell Report Tv, Tasellari shihet teksa sfidon motin e ftohtë dhe nuk humbet rastin për kite surf.

Ky sport i adrenalinës, ka shtuar kureshtjen e kalimtarëve të cilët kanë filmuar momentin e veçantë të spektaklit në liqen.

Ilirjan Tasellari, prej vitit 1998 nuk i ndahet pasionit për sportet ujore. Ai e zhvilloi pasionin e fshehur për kite surf dhe Wind surf në Itali, të njohura aq shumë në botë si sporte ekstreme ujore.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?