Politikë

VIDEO-LAJM/ Takimi i veçantë, Renzi i shtrëngon faqet Ramës! Nuk mungon as përqafimi dhe biseda miqësore

17 Maj, 21:45| Përditesimi: 17 Maj, 21:48

  • Share

Ndërsa në Tiranë mbahej Samiti Ekonomik Ndërkombëtar 'Future Investment Initiative Europe', nuk munguan edhe detajet pikante.

Në këtë forum kanë qenë të pranishëm ish-kryeministri italian Matteo Renzi, presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kryeministri Edi Rama.

Dhe ajo që tërhoqi vëmendjen ka qenë takimi i ngrohtë dhe miqësor që është bërë viral edhe në rrjetet sociale, mes Renzit dhe Ramës.

Ndërsa hap krahët dhe komunikon me përshëndetje dhe përgëzime, ish-kryeministri italian përqafon miqësisht deri edhe në shtrëngim (ndukje) faqesh kryesocialistin shqiptar.

Dialogu mes tyre mbetet i panjohur, por pamjet e videos tregojnë miqësinë mes dy përfaqësuesve të vendeve respektive dhe afinitetin njerëzor mes tyre.

Renzi i ka kritikuar shpesh politikat e kryeministres Giorgia Meloni, të cilës kryeministri Rama iu ul në gjunjë në shenjë falenderimi dje (16 maj), si dhe harxhimin sipas tij të 1 mld eurove nga Italia për qendrat dhe kampin e refugjatëve në Gjadër dhe Shëngjin.

A.Q/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?