Të paktën 100 pasagjerë u plagosën në anijen e lundrimit Spirit of Discovery të Saga Cruises në ujërat e brigjeve perëndimore të Francës për shkak të një stuhie, ku 5 prej tyre pësuan edhe lëndime të rënda.
Pas anulimit të ndalesës në Las Palmas në Ishujt Kanarie, anija tentoi të nisej drejt portit të La Coruna.
Megjithatë, kushtet e pafavorshme të motit e detyruan ekuipazhin të merrte vendimin për t'u kthyer herët në Britani. Pas kësaj udhëtimi 14-ditor u ndërpre.
"Ishte e frikshme", thanë pasagjerët.
Anija, e cila mbante 980 persona, me një moshë mesatare 75 vjeç, u anua duke bërë që sistemi i sigurisë të aktivizohej.