KATAR - Teksa Anglia po përgatitet për përballjen e saj në Kupën e Botës, një tifoze angleze rrezikon të arrestohet pasi ekspozoi gjoksin e saj në publik.
Ajo ndodhet në Doha, ku ka rregulla të rrepta për veshjen duke nisur nga mbulimi i shpatullave, dekoltesë dhe këmbëve. Sa i përket bikinit, mund t’i veshin vetëm në plazhe dhe pishina ndërsa larja topless është ilegale.
Pavarësisht këtyre rregullave, tifozja e kalon me të qeshur të gjithë situatën ndërsa shoqërohet nga miqtë për të parë ndeshjen e Anglisë kundër Iranit.
Komento