VIDEOLAJM/ Timo Flloko 'kokë më kokë' me Kadarenë, aktori interpreton poezinë e njohur të shkrimtarit

19 Shkurt 2023, 21:43| Përditesimi: 19 Shkurt 2023, 21:55

  • Share

Aktori i njohur Timo Flloko është takuar me shkrimtarin Ismail Kadare ku kanë ndarë edhe një moment të bukur mes tyre.

Ata të dy shfaqen në një kafene në kryeqytet dhe aktori nis të interpretojë vargjet e poezisë së Kadaresë, “Mall”. Ndërkohë shkrimtari e dëgjon me vëmendje interpretimin e tij

Poezia 'Mall'

Ca pika shiu ranë mbi qelq.

Për ty unë befas ndjeva mall.

Jetojmë të dy në një qytet,

Dhe rrallë shihemi, sa rrallë.

Edhe m’u duk pak e çuditshme

Si erdh kjo vjeshtë, ky mëngjes.

Qiejt e ngrysur pa lejlekë

Dhe shirat pa ylberë në mes.

Dhe thënia e vjetër e Heraklitit

Seç m’u kujtua sot për dreq

Të gjallët janë bashkë në botë,

Kurse të fjeturit janë veç ».

Në ç’ëndërr kemi rënë kaq keq,

Që dot s’po zgjohemi ne vallë?

Ca pika shiu ranë mbi qelq

Dhe unë për ty seç ndjeva mall

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tani: 20/02/2023 16:26

    Ik o Timo,mire ne komunizem ti,dhe Kafareja mire,mire me Pd,te dy. Mire me Ps. Te dy gjithmone. Ore ju lumte mire nga te gjitha krahet. Te privilegjuar ter jeten. Timo,me mire ketu,i pari fshatit,se andej ne emigrazion qe do beje namin e ste njohu njeri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?