Politikë

VIDEOLAJM/ Vokshi dhe Kryemadhi ‘takim’ në oborrin e SPAK! Deputetja e PL e acaruar me kolegun ‘e pacipë’ të opozitës që po bën para

15 Prill, 14:14| Përditesimi: 15 Prill, 14:16

  • Share

Dy deputetet e opozitës, Albana Vokshi dhe Monika Kryemadhi u takuan sot rastësisht në oborrin e SPAK. Vokshi po dilte nga seanca që ka me sipërmarrësen Vilma Nushi e cila e ka kallëzuar për shpifje, ndërsa Kryemadhi për të bërë paraqitjen e radhës, sipas masës së sigurisë që është vendosur ndaj saj.

Në pak çastet e takimit mes tyre, Kryemadhi shfaqet e acaruar me një nga deputetët e opozitës i cili sipas saj ‘po bën para’.

“Shumë i pacipë paska qenë, bravo i qoftë. Ai është për në librin Guinness. I vetmi njeri në opozitë që pasurohet”, dëgjohet të thotë Kryemadhi, ndërsa Vokshi pohon me kokë.

SI.E./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?