Pasi shkëlqyen në protestën ‘madhështore’ sot para Kryeministrisë për mbylljen e rrjetit social TikTok nga qeveria, të rinjtë e PD-së kanë menduar edhe për ‘momente relaksi’.
Pasi u larguan nga bulevardi, shumë prej tyre janë kthyer në seli apo degët e partisë. Madje ata janë ulur për të ndjekur spektaklin televiziv ‘Big Brother Vip 4”, si ky momenti që shihni në videon e siguruar nga Report Tv.
Këto pamje tregojnë një moment nga show televiziv në ekranin e TV të ndezur në seli, ku dallohet konkurrenti kosovar Gjesti teksa qëndron i ulur me banorët e tjerë.
Komente
