TIRANË-Në vetëm 3 ditë në dy godinat në Qytetin Studenti janë strehuar 262 afganë që janë evakuuar nga aeroporti i Kabulit për t'u shpëtuar talebanëve që tashmë morën pushtetin në Afganistan. Mes tyre ka me dhjetëra fëmijë që sot, me hapjen e dyerve të Shqipërisë për të pritur refugjatët afganë, gëzojnë një jetë të re, larg horroreve të luftës.
Edhe pse sapo janë akomoduar në godinën 11 dhe 12 të Qytetit Studenti, fëmijët janë duke u argëtuar me lojëra të ndryshme, ku buzëqeshja mbizotëron në fytyrën e tyre.
Në një video brenda ambienteve ku ato po qëndrojnë, duket se tensionet, krismat e armeve dhe tmerret e para me sy po harrohen dhe vendin e zënë të qeshurat dhe argëtimi.
Deri tani në vendin tonë janë strehuar 457 afganë, të cilët po qëndrojnë në dy hotele në Durrës dhe në godinat 11 dhe 12 në Qytetin Studenti.