Momenti pikant gjatë turit elektoral në tregun artizanal të Krujës ditën e djeshme, e ka kthyer kryetarin e PD-së, Sali Berisha në një meme të fushatës.
Shtangia e tregtarit teksa Berisha i thotë se do ngrejë tavanin, duke i hedhur sytë sipër për të parë se çfarë nuk shkonte me tavanin e biznesit të tij, ka krijuar humor.
Këtë rast e ka përdorur sot edhe kryesocialisti Edi Rama, duke i bërë një video-postim në rrjetin social Facebook.
“Kujdes dërrasat... e tavanit”, shkruan Rama në krah të videos, teksa e shoqëron edhe me 3 emoji gazmore.
Teksa i ka vendosur një buf si mbulim në kokë rivalit të tij, e shoqëron me pamjet nga ky çast që ka shkaktuar edhe humor elektoral.
“Do ngremë tavanin”, i thotë Berisha tregtarit krutan.
Ky i fundit me sytë nga tavani i tij, ia pret i habitur:
“Ça tavani...?!”
Dhe Berisha që e shpjegon në moment:
“Tavanin e biznesit...”.
I sqaruar, tregtari e shoqëron me një pasthirrmë pohuese:
“Ëheee...!”.
Ky episod i postuar nga Rama me “bufin që flet”, ka në sfond edhe një oshëtimë të qeshurash.
Komente
