Video/ Nxehet Basha në Durrës dhe hedh karrigen: Berisha takohet natën me Vangjush Dakon, do zbardhim dhe aferën e Portit të Durrësit

26 Shkurt 2022, 12:06| Përditesimi: 26 Shkurt 2022, 14:32

  • Share

Në një takim me të rinjtë në Durrës, ku ka prezantuar kandidatin Luan Hoti për kryetar bashkie, kreu i PD, Lulzim Basha tha se misioni i tij është që të largoje modelin e vjetër të qeverisjes dhe të rikthejë shpresat popullit. Në emër të largimit të këtij pushteti të korruptuar sipas tij, Basha ka hedhur në mënyrë simbolike një karrige në rrugë si për të treguar se "kështu do të rrëzojmë këtë qeveri". 

Duke hedhur në mënyrë simbolike karrigen, Basha tha se në Durrës, PS po bashkëpunon me Shtëpinë e Lirisë nëpërmjet 2 'non gratave', ndërsa tha se misioni i PD tani është të zbardh aferën në Portin e Durrësit.

"Gënjeshtra tjetër është mashtrimi publik që po bëhet me  Portin e Durrësit. Dhe këtë do ta çmontojmë. Po ua them sot këtu para gjithsecilit prej jush dhe para gjithë shqiptarëve që na ndjekin. Njëra palë ndryshon ligjin në kundërshtim me Kushtetutën dhe Marrëveshjen e Satabilizim Asocimit që t’i hapi rrugë dhënies së Portit të Durrësit pa garë një arabi i cili në fakt është vetëm një prestanome për disa oligarkë dhe disa politikanë që duan të pastrojnë paratë e drogës dhe paratë e korrupsionit duke zhvatur të ardhmen e Durrësit. Pala tjetër thotë ky është projekti Rama-Basha ndërkohë që natën takohet me Ën. Sigurisht është e njëjta shkollë. Unë nuk kam ndërmend siç nuk kam bërë kurrë në asnjë çast të merrem me baltën që hedh modeli I vjetër. Ne do të merremi me fakte. Dhe faktet janë këto. Modeli i vjetër e ka mendjen te karrigia. Ka frikë më shumë se të gjithë dhe mbani të gjitha rininë. E dini çfarë u bën rinia atyre që kanë mendje të mos lëshojnë karrigen. Dhe këtë do t’ju bëjnë atyre që kanë 22 vjet që nuk e lëshojnë karrigen e kryebashkiakut të Durrësit. Kanë instaluar modelin e vesit, korrupsionit. 6 vjet përpara kur ngritëm zërin për inceneratorin na thanë filloi politika e baltës. Futuni në yt dhe më thoshte po qenë ato 400 milion euro Lulzim unë jam dorëheqjen. Një qind herë ma ka thënë, 430 i dolën tani", tha Basha.

Basha u zotua për të zhbërë modelin e vjetër 30-vjeçar, siç tha ai që kryesohet nga Edi Rama.

"Do jemi bashkë për ta hedhur ne në det këtë model 30-vjeçar. Ashtu siç bëmë me aferën e inceneratorëve. Sot është e faktuar. Siç shpif Edi Rama, por edhe kambalecat e tij. Ne po i ofrojmë Shqipërisë një model të ri. Unë jam i vendosur siç e  kam thënë prej kohës. E konsideroj misionin tim që ti hap rrugën rinisë. Ky është misioni që më frymëzon çdo ditë. Që rinia të marrë në dorë fatet e veta. Kjo nuk është aspak e lehtë dhe e di këtë fare mirë. Por a ka rrugë tjetër për të ecur përpara? Çdo rrugë tjetër të çon mbrapsht. Ndaj modeli i ri duhet konsoliduar. Me votën për Luan Hotin po kryeni një akt të madh besimi për të krijuar një model të ri politik”, tha Basha.

Komento

Komente

  • katarakti: 28/02/2022 00:48

    Jam une apo basha eshte nje njeri kot!Me kujtohet nje barcalete qe burri i thoshte femijes ne sy te gruas: tunde pilken pasi mbaron se beri ujin se te rritet pilka! Gruaja inatoset dhe i thote :-tunde per vete ti! Edhe Luli is shkrete duhet ta tunde po s'ka fare!

    Përgjigju
  • Lulka.ri: 27/02/2022 23:45

    Palaço burr. Lere se nuk i meriton dy RR. Bur.

    Përgjigju
  • Dursaku: 27/02/2022 20:54

    Luli do fitoje bashke me shtepine elirisedo marin topet edashit.

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjike: 27/02/2022 11:50

    Shko sprak per 21 janarin, e kthej paret qe ke vjedh me babain tan Birisha, humb edhe 4 a 5 here ater fito.

    Përgjigju
  • Vini: 26/02/2022 12:19

    Shyqyr qe ishte plastike se do kishte keput mish po te ishte druri????????????

    Përgjigju
    • katarakti: 27/02/2022 12:49

      Rruga e Kombit Basha ,21 Janari,Kunati,Vilat,Deti me Greqine,Lobimi Amerikan,po mbi te gjitha je pjestar i krimeve te Saliut. Aty ke qene qe ne 2005! Por fare mbi te gjitha je nje injorant idiot qe te rriti Saliu per interesat e tij! Tani breshka e Saliut do te behet Shqiponje!Kur je hequr zvare nuk fliuturon dot qe je zvarranik!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?