Galeria e Arteve Digjitale në Korçë u kthye në një pikë referimi bashkëpunimi artistik mes Shqipërisë dhe Francës, duke sjellë ekspozita interaktive dhe projekte digjitale.
Hapësira moderne dhe teknologjikisht e avancuar e galerisë u vu në funksion të artit bashkëkohor francez, ku artistë nga studio Pil’z në Chambery sollën krijime që ndërthurin vizualen me teknologjinë.
Videoprojektime në mur e shumë elementë interaktivë e transformuan galerinë në një botë virtuale arti dhe ndjesish.
“Jemi këtu për të sjellë këtë projekt, veçanërisht dy videot e Damien Traversaz, që sjell dy përvoja unike. Ne realizuam këto video në mur. Përdorëm këtë dhomë të magjishme. Për mua është vërtet kënaqësi të jem këtu. Edhe qyteti është shumë miqësor’, tha Julien Cuny, artist.
Ky bashkëpunim, në kuadër të Javës së Kulturës Franceze, nuk solli vetëm prezantim të teknologjisë artistike franceze, por edhe një frymëzim për të ardhmen e artit digjital në Shqipëri.
Komente
