Një biznes me pajisje eklektike në Elbasan është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme. Zjarrfikësja ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të bërë të mundur fikjen e zjarrit, ku fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Dyshohet se shkak i zjarrit të jetë bërë një shkëndijë elektrike në aparatin matës të energjisë elektrike. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "28 Nentori", ndërsa dyqani ishte në pronësi të shtetasit P. B.
Nga zjarri janë krijuar shtëllunga të mëdha tymi të zi që kanë dalë nga dyqani, ndërsa dëmet materiale janë të mëdha.