Videoskandali/ Gazetari Dervishi: SPAK hetim minimalist për Safet Gjicin, Alma s'shkoi në zyrë se i dhimbseshin qentë

8 Shkurt, 13:28| Përditesimi: 9 Shkurt, 00:53

  • Share

Gazetari Ferdinand Dervishaj thotë se sitemi i burgjeve është tregues i qartë i lidhjes së politikës me krimin.

“Kemi raste kur po bëjnë lekë nga burgu. Të burgosurit e përjetshëm me anë të korrupsionit burgimet e përjetshme I kanë ulur, e tani janë të lirë. Arben Ahmetaj e tha jam kërcënuar nga burgu. Nuk është vetëm ky rast që ka pasur kërcënime nga burgu. Burgu është kthyer si një zyrë pune për kriminelët, nuk funksionon rehabilitimi i të dënuarve.  Kemi probleme të mëdha të sistemit të burgjeve që tregojnë lidhjet e politikës me krimin.

Sa i takon  dosjes së ish kryetarit të bashkisë së Kukësit, Safet Gjici i dënuar me 2 vite burg, u shpreh kritik për hetimin nga ana e SPAK

“Mendoj se SPAK ka bërë hetim minimalist për Gjicin. Aty ka element të fortë që ajo ka qenë e organizuar. Ajo vajza nuk kishte vajtur se dhimbseshin qentë e rrugëve por tjetër gjë” thotë Dervishaj në një intervistë në studion e emisionit “Sot live në Shqipëri’  në Report Tv

Edhe sa i takon hetimeve për inceneratorin e Tiranës shpreh rezerva

Hetimi i inceneratorit të Tiranës është i paplotë. Nga intervista e Arben Ahmetajt u sqarua se bëhej fjalë për një prishje pazari.  Mbase Ahmetaj ka dashru të fusë dorët aty tek inceneratori i Tiranës. Nuk ka mundur, pazaret janë prishur, janë marrë dokumentet dhe dhënë në ambasada apo në duar të tjera

Komentoi dhe historinë e gjyqtares së Tiranës Arnisa Këlliçi e cila është pezulluar nga KLGj dhe akuzohet për kallëzim të rremë, ndërsa nëpër media qarkullojnë mesazhe intimiduese gjatë komunikimeve të saj me një prokuror dhe një ish gjyqtar.

“Për çfarë kërcënon një gjykatës e një prokuror? Për korrupsion. Një tufë lekësh.Nuk ka asnjë problem tjetër, vetëm nëse është çështje morali” tha ai.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?