Safet Gjici

Kronikë

Video-skandali në Bashkinë e Kukësit, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Safet Gjicit për pafajësi

25 Shtator, 15:07| Përditesimi: 25 Shtator, 15:19

  • Share

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici për pafajësi.

Gjici kërkoi prishje të vendimit të Apelit të Posaçëm të datës 24 qershor të vitit të kaluar dhe shpalljen e tij të pafajshëm për veprën penale “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv”.

Gjici u dënua nga Shkalla e Dytë e gjyqësorit me 4 vite e 6 muaj burg për aferën seksuale brenda zyrës së Bashkisë Kukës me Alma Kaçin.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar ai përfitoi ulje të dënimi me 3 vite. Ndërsa Kaçi u dënua me 1 vit e 6 muaj për “korrupsion aktiv”.

Në 19 maj të këtij viti, Safet Gjici u lirua nga qelia për shkak të problemeve shëndetësore, teksa ai po kryen dënimin e mbetur prej 6 muajsh në masën “arrest në shtëpi”. Gjici qëndroi në qeli 23 muaj. 

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?