Videoskandali në bashkinë e Kukësit, SPAK kërkon në Apelin e GJKKO-së dënimin e Safet Gjicit me 4.6 vite burg

20 Qershor, 11:40| Përditesimi: 20 Qershor, 13:30

  • Share

Tirane- Prokuroria e Posaçme nuk heq dorë për të dënuar Safet Gjicini për akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.  Në senacën e sotme (20 qershor 2024) në gjykatën e Posaçme të Apelit prokurorja ka kërkuar dënimin e tij me 4 vite e 6 muaj burg dhe Alma Kaçin mbi akuzën e korrupsionit altiv me 1 vit e 5 muaj burg.

Të dy përfitojnë uljen e 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. SPAK nuk ishte dakort me ndryshimin e akuzës dhe uljen e dënimit që u bë nga Gjykata e shkallës së parë. Avokati i Safet Gjicit kërkoi pafajësi.

Alma Kaçi nuk u paraqit as në këtë seancë, gjithashtu as avokatja e saj mbrojtëse. Në këto kushte gjykata caktoi një avokat kryesisht, Arben Peci i cili kërkoi pafajësi.

Vendimi do të jepet më 24 Qershor ora 14:00. Gjykata e Shkallës së parë e ka dënuar ish-kryebashkuakun Gjici me 3 vite burg vetëm për shpërdorim detyre me gjykim të shkurtuar. Alma Kaçi u dënua me 1 vit e 6 muaj burg që u reduktua nga gjykimi i shkurtuar me 1 vit burg për prostitucion.

Ankimi u bë në apel edhe nga SPAK edhe nga të pandehurit.

Videoskandali ku Gjici dhe 40 vjeçarja kryeninin marrëdhënie intime në zyrën e kryetarit në bashkinë e Kukësit doli në media më 16 qershor 2023, ndërsa data e regjistrimit në video ishte 6 qershor 2023.

Safet Gjici u arrestua më  24 qershor 2023. Sipas SPAK, e cila mbylli hetimet më 25 nëntor 2023, janë përftuar prova dhe të dhëna nga analizimi i të cilave ka rezultuar se e pandehura Alma K., është personi që i ka ofruar/dhënë përfitime të parregullta të pandehurit Safet Gjici, dhe se ky i fundit pasi ka përfituar prej saj përfitimin e parregullt, në formën e favorit seksual, ka premtuar/pranuar ta ndihmojë me projektin e saj të mbrojtjes së qenve dhe ta paraqiste më tej në mbledhje të Këshillit Bashkiak të Bashkisë Kukës. 

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?