Safet Gjici

Kronikë

Videoskandali në Bashkinë e Kukësit, Apeli liron Safet Gjicin për shkak të problemeve me zemrën! Pjesën e mbetur të dënimit e vuan në shtëpi

19 Maj, 12:56| Përditesimi: 19 Maj, 13:21

  • Share

TIRANË- Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici është liruar nga qelia me vendim të Apelit të Përgjithshëm, për shkak të problemeve me zemrën. Vendimi u mor ditën e sotme, 19 maj, ndërsa pjesën e mbetur të dënimit prej 6 muajsh burg, Gjici do ta vuajë me qëndrim në shtëpi.

Apeli i GJKKO e dënoi Gjicin me 4 vite e 6 muaj burg për korrupsion pasiv, dënim që nga për shkak të gjykimit të shkurtuar i shkoi në 3 vite burg. Ndërsa, Alma Kaçi u dënua me 12 muaj burg (gjykimi i shkurtuar) për korrupsion aktiv.

Publikimi i videos, ku ai kryente marrëdhënie seksuale në zyrë me Alma Kaçin nuk i kushtoi Gjicit vetëm lënien e mandatit por dhe burgun. Po ashtu, Safet Gjicit i është hequr edhe e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • XXX: 19/05/2025 14:56

    Kur vjedhin e pejnw pislliqe nuk semuren kta dërrat, sa ven ne burg aty semuren direkt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni nga qeveria Rama 4 pas zgjedhjeve të 11 majit?