Foto: Safet Gjici në sallën e gjyqit qershor 2023
Sot në GJKKO ishte seanca për dhënien e konkluzioneve të palës mbrojtëse dhe ish kreu i bashkisë ka kërkuar që të mbajë fjalën. Gjici akuzon kundërshtarin e tij politik Abedin Oruçi se ka paguar Alma Kaçin për videoskandalin. Pas dëshmisë trupi gjykues u tërhoq për dhënie vendimi në dhomën e këshillimit.
Deshmia
Kurthi ma ngriti kundërshtari Abedin Oruçi. Kam disa gjëra shtesë për të thënë përpos atyre që tha avokati. Përplasja ime me Abedin Oruçin ka nisur që në vitin 2019 kur unë në cilësinë e kryetarit të bashkisë i hoqa atij rrethimin me kangjella hekuri te sheshi para bashkisë sepse nuk ishte pronë e tij. Fakti që nuk ishte pronë e tij e provova në bazë të dokumenteve në kadastër. Bëhet fjalë për 9.3 dynym tokë.
Po kështu nuk kam lejuar që Abedin Oruçi të ndërtojë një objekt pa leje në afërsi të liqenit të Kukësi. Me Oruçin kam pasur dhe përplasje fizike ditën që ka qenë në Kukës Ambasadorja hollandeze. Kam bërë kallëzim për Oruçin.
Pesë akuza ka pasur në ngarkim të tij në prokurorin e Kukësit por kane arritur që ti pushojnë. Konflikti mes nesh ka qenë i hapur dhe ai e paguajti Alma K. në shenjë hakmarrjeje pse unë nuk e lashë të zaptonte pronat e bashkisë dhe të ndërtonte në mënyrë të paligjshme. Ai ka qenë 1 vit e ca në kërkim për çështjen e ndërtimeve paleje.
Abedin Oruçi më ka sulmuar për shkak të detyrës, që nga 2019 pasi unë s’kam pas asgjë personale kam bërë vetëm detyrën. Kush më ka dhënë substancë narkotike Alma K. me bashkëpuntorin e saj pse këtë fakt nuk e heton prokuroria.Pse Alma pasi bëri videon ja dha Abedin Oruçit? Pse nuk është hetuar ky fakt, ndërkohë që unë hetohem prej 6 muajsh a thua se kam krijuar organizatë terroriste. Ku është premtimi që i kam bërë unë Alma K. për projektin se nga telefoni im nuk doli asgjë ndërkohë që ajo kishte komunikuar me Oruçin. Une i thashë shko tek zëvendësi Almës por ajo as aty nuk e dorëzoi. Në buxhetin e 2023 ne nuk kishim të parashikur fond për qentë. Ata më sulmuan pse nuk i lejova të ndërtojnë paleje dhe të përvetesojnë tokën.
Une kam marrë dënimin më të madh. Dënimi është moral u kërkoj falje familjarëve të mi dhe qytetarëve të Kukësit.Përlotet
Oruçi donte që të iki une dhe të vinte në zbatim projektet e tij. Shkoni në Kukës dhe shikoni si i kanë zaptuar pronat e bashkisë. Abedin Oruci ndërvite ka pas 25 çështje penale. Une kërkoj pafajësi, sepse nuk kam shkel asnjë ligj.
Lajmi kryesor:
Videoskandali në bashkinë e Kukësit/ GJKKO dënon me 2 vite burg Safet Gjicin, 1 vit për Alma K! Ndryshohen akuzat! Ish kryebashkiaku përlotet në gjyq
S.G/ReportTv.al